“Më të mirët 2023”/ Një lojtar i Partizanit shpallet më i miri i Superiores, “Topi i Artë” shkon në duart e Rrapajt

FSHF-ja ka organizuar sot mbrëmjen gala “Më të mirët 2023”.  Një event që shërben për të nderuar ata që kanë qenë më të mirët në sportin e futbollit në këtë vit kalendarik. Të ftuar në këtë ngjarje janë edhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, kreu i FFK-së, Xhanluka Xambrota, e shumë ish-lojtarë që i kanë dhënë shumë futbollit shqiptar.

“Top i Artë” këtë vit ka shkuar në duart e Arinaldo Rrapajt. Futbollisti i Partizanit ka fituar konkuerrencën me Florent Hasanin dhe Bekim Balajn. Vlonjati ka marrë numrin më të lartë të votave, duke u shpallur lojtari më i mirë i “Abissnet Superiore”-s në vitin 2023./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *