“Më të mirët 2023”/ Egnatia dominon formacionin, njihuni me 11-shen më të mirë të Superiores

FSHF-ja ka organizuar sot mbrëmjen gala “Më të mirët 2023”.  Një event që shërben për të nderuar ata që kanë qenë më të mirët në sportin e futbollit në këtë vit kalendarik. Të ftuar në këtë ngjarje janë edhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, kreu i FFK-së, Xhanluka Xambrota, e shumë ish-lojtarë që i kanë dhënë shumë futbollit shqiptar.

Në këtë mbrëmje është shpallur edhe formacioni më i mirë i vitit. Në formacionin ideal, porta mbrohet nga Sherri, ndërsa në mbrojtje rreshtohen Hadroji, Najdovski, Malota, Përgjoni. Më tej në mesfushë përfshihen Fernando, Aleksi dhe Rrapaj. Sa i përket sulmit, tresha përbëhet nga Hasani, Cara dhe Duamena në qendër. Egnatia dominon me 5 lojtarë, ndërsa Tirana dhe Partizani kanë nga tre përfaqësues në këtë 11-she./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *