Me sy e veshë nga CAS-i, Skënderbeu do titullin e hequr

Klubi korçar dhe FSHF-ja ballafaqohen sot në Lozanë, në Gjykatën e Arbitrazhit sportiv, ku Skënderbeu kërkon t’i rikthehet titulli i sezonit 2015-2016

Skënderbeu e ka ndjekur ligjërisht çështjen e titullit të sezonit 2015-2016, që iu hoq nga Federata Shqiptare e Futbollit. Gjatë verës së vitit 2016, korçarët nuk morën pjesë në Kupat e Europës për shkak të dënimit nga UEFA, që i përjashtoi për një vit me argumentin se nuk ishin të përshtatshëm për kompeticionet e saj. Pas pak kohësh, nga Komisioni i Etikës në FSHF u gjet kjo zgjidhje: heqja e titullit, duke qenë se UEFA e akuzonte Skënderbeun për shumë ndeshje. Por Skënderbeu nuk e la këtë çështje me kaq dhe ndoqi hapa ligjorë.

Klubi korçar e apeloi çështjen e titullit të hequr të sezonit 2015-2016 në CAS (Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv) në Lozanë, ku sot do të ballafaqohet me FSHF-në. Skënderbeu ka apeluar më 4 gusht të vitit 2017 dhe për sot është caktuar seanca e parë e përballjes së tij me Federatën Shqiptare të Futbollit. Në Korçë presin me ankth se çfarë vendimi do të merret, duke shpresuar që CASi ti japë të drejtë Skënderbeut par atë titull, që të gjithë janë të bindur se është fituar në fushë. Sot korçarët dhe jo vetëm do të jenë me sy e veshë nga Lozana, me besimin se do të marrin lajme të mira.

Nga ana tjetër, mjaft i interesuar për këtë çështje është edhe Partizani, që pretendon se titulli kampion i sezonit 2015-2016 i takon atij. Të kuqtë morën pjesë në Champions League, duke zëvendësuar Skënderbeun dhe ky është argumenti, ku ata bazohen për titullin. Tani pritet vendimi zyrtar për të mësuar se kush ka të drejtë, Skënderbeu apo Partizani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online