“Me Spaleti zihem herë pas here”, Alegri nuk i shmang gabimet e Sheznit: Po të më thonin se do të gabonte 3 herë radhazi…

Juventusi nis nesër rrugëtimin e ri në Champions League, por këtë herë në stol do të ketë njeriun që i dërgoi dy herë në finale, Alegrin. Në prag të ndeshjes me Malmon, trajneri i bardhezinjve ka qenë i pranishëm në konferencën për shtyp, ku ka komentuar edhe incidentin me Spaletin. Dy trajnerët patën debate pas ndeshjes Napoli-Juventus.

“Me Spaletin zihem herë pas here, por absolutisht asgjë nuk ka ndodhur. Shezni është një portier i nivelit botëror. Nëse do të më kishin thënë se do të bënte tre gabime në tre ndeshje radhazi, do të isha përgjigjur se je i çmendur. Megjithatë do të luajë nesër. Të rinjtë nuk janë më të rinj, duhet të zgjohemi mendërisht“, ka thënë ndër të tjera Masimiliano Alegri./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *