Rudi Vata ka komentuar listën e ekipit tonë kombëtar nëpërmjet një lidhjeje të drejtpërdrejtë me “A2 CNN”. Ish-kapiteni i kuqezinjve ka prekur çështjen e lënies jashtë të Uzunit dhe Bares. Vata është i bindur se dy lojtarët në fjalë nuk janë në pëlqimet e Silvinjos dhe sipas tij, koha e Uzunit dhe Bares me brazilianin trajner ka përfunduar.
“Jam i sigurt që me Silvinjon trajner, koha e Uzunit dhe e Bares, që janë më në moshë, ka mbaruar. E vetmja mënyrë që ata të rehabilitohen do të jetë nëse Silvinjo do të largohet pas këtyre eliminatoreve. Shpesh herë trajnerët kanë idetë e tyre, kanë pëlqimet e tyrë. E shoh që këta dy futbollistë nuk janë në pëlqimet e tij”, ka deklaruar Rudi Vata./Halit Delibashi-Sport Ekspres/