“Më shumë ziheshim me vëllain se kundërshtarët”, Altin Lala flet për Shqipëri-Kosovë

Altin Lala ka folur përpara ndeshjes mes Shqipërisë dhe Kosovës. Legjenda e Kombëtares ka vendosur theksin në faktin se pavarësisht vëllazërores, më tepër zënka ka me vëllain se me kundërshtarët edhe në futbollin e lagjes.

Me dëshirën për bashkimin në një Kombëtare, por Lala kujton hapat përpara të kampionatit tonë dhe njëkohësisht prurjet e shumta të futbollistëve që mund të furnizojnë të dyja ekipet.

“Kam qenë i pranishëm në ndeshjen e parë kur Shqipëria humbi 3-0. Kosova sa ishte krijuar si skuadër dhe ishe një rezultat surprizë. Kosova ka bërë hapa përpara dhe është rritur ndjeshëm së fundmi. Gjithmonë mbetet një vëllazërore. Pavarësisht se në fushë, edhe kur luanim në lagje, ziheshim më shumë me vëllain sesa me kundërshtarët.

Duhej të kishim një Kombëtare, por është herët. Ka pasue shumë prurje të talenteve dhe kampionatet kanë bërë hapa përpara. Prurjet janë aty, por të presim rezultate”, tha Lala. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online