Kampionati Europian ka ardhur duke ndryshuar me kalimin e viteve, teksa që nga 2016-a UEFA ka vënë në fuqi formatin e ri me 24 Kombëtare pjesëmarrëse. Por nëse me rritjen e numrit të skuadrave pritej një ngritje e konkurencës, e vetmja gjë që është rritur është nurmi i autogolave. Frika më e madhe e Kombëtareve tashmë është vetvetja e jo sulmuesit kundërshtar, teksa plot 8 herë lojtarët e kanë dërguar topin në portën e tyre.
Një rekord i ri ky që thyen atë të vendosur në vitin 2016, ku kishte 3 të tillë. Statistika të veçanta këto që dalin si produkt i formatit të ri të Kampionatit Europian. Që nga koha kur është aplikuar skema e 24 ekipe pjesëmarrëse janë shënuar më shumë autogla se 40 vite histori të marra së bashku. 11 të tillë në dy kompeticionet e fundit krahasuar me 9 autogola që nga periudha 1976-2016./Halit Delibashi-Sport Ekspres/