Në nëntorin e vitit të kaluar, në Cardiff, makina e Granit Xhakës është kapur përtej normës së shpejtësisë së lejuar. Në rrugën që lejohej të ecje me 50 km/orë, radari kapi shpejtësinë 80 km/orë.
Kur u kontaktua nga Policia e Uellsit, Xhaka refuzoi të tregonte se kush po e ngiste makinën e tij në ato momente. Tani futbollisti do të dali në gjykatë në korrik, për mungesën e informacionit të dhënë në lidhje me këtë rast. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/