“Më shkruajti vetë Brdariç, më tha merion më shumë se një zëvendësues”, rrëfehet Hoxhaj: Me ekipet që shikojmë, pse të mos synojmë titullin?

Dita e djeshme foli e gjitha për Ardit Hoxhajn, i cili si rrallë herë në Superiore përshëndeti 4 herrë rrjetën kundërshtare gjatë një ndeshjeje të vetme. Një moment tejet i veçantë ky në karrierën e tij, që edhe vetë lojtari në fjalë nuk e kishte menduar se dk e arrinte një ditë. Futbollisti i talentuar i Vllaznisë është rrëfyer ditën e sotme në një intervistë me gazetarin Drilon Xhepollari në “Sport Magazine” që transmetohet në “Ora News”, ku prek shumë çështje, duke nisur që nga 4 golat e shënuar, objektivat personalë dhe të klubit si dhe serioziteti në stërvitje me trajnerin Brdariç.

“Asnjëherë nuk e kam menduar që do të shënoja 4 gola kundër Skënderbeut. Dihet që kampionati jonë është shumë i vështirë. Është e vështirë të mendosh një rezultat 4-0 në kampionatin tonë e jo më të shënojë 4 gola i njëjti lojtar. Ishte emocion i bukur. Nuk e kisha përjetuar ndonjëherë. Firmosja e kontratës me Vllazninë ishte një ditë speciale, së bashku me atë të djeshmen. Do të isha shumë i lumtur po të ishin edhe tifozët në stadium. Janë shumë të flaktë.

Këpuca e Artë? Të them të drejtën nuk e kisha menduar asnjëherë që pas 11 javësh kampionat të isha në krye të listës së golashënuesve. Nuk e kam pasur objektiv personal që të shënoj sa më shumë gola. Por tani pse jo? Do e synoj. Po kaloj një moment mjaft të mirë dhe kam fituar besimin.

Kam qenë blerja e parë e Vllaznisë. Pësova një dëmtim dhe më la gati 6 javë pa stërvitje me ekipin. Trajneri filloi të më aktivizonte pak nga pak, deri sa erdhi momenti kur unë kisha luajtur mirë, kisha shënuar gol ndaj Kukësit, kisha dhënë asist në golin e fitores ndaj Tiranës dhe trajneri më ka shkruajtur vetë. “Tani është momenti jot. Ke filluar të luash, ke marrë minuta dhe meriton të jesh më shumë se sa një zëvendësues“, më tha. 

Në fillim objektivi im ishte të shënoja 8-10 gola, por nuk e kisha menduar se do të shënoja 4 gola në një ndeshje. Tani objektivi im ndryshon, dua të shënoj 10-15 gola.

Ne kemi një disiplinë të fortë në ekip. Çdo gjë aty duhet të jetë perfekte. Kur jemi në punë, jemi në punë. E marrim me seriozitet. Kemi edhe gjoba kur vijmë me vonesë, por jo të rënda.

Objektivi jonë kryesor ka qenë të arrinim Kupat e Europës. Por ne deri tani ne jemi ndeshur me të gjitha ekipet. Kanë kaluar 11 ndeshje dhe e shikojmë veten që jemi ekip shumë i fortë. Nuk është se kanë diferenca të mëdha ekipet. Pse jo, të synojmë edhe objektivin maksimal, që është marrja e titullit kampion. Nuk e kemi shmangur si objektiv. Me ekipet që shikojmë nuk duhet ta nënvlerësojmë veten e të themi që s’jemi për titull, ashtu siç edhe nuk duhet të kalojmë në eufori”, ka deklaruar Ardit Hoxhaj./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online