Me rroba të zakonshme dhe sinjale lamtumire, Rei Manaj për herë të fundit te Albasete

Rei Manaj është përfolur për një kalim te Barcelona B dhe gjithçka duket e përfunduar, ndërsa pritet vetëm zyrtarizimi. Një gjë të tillë e konfirmon edhe vetë paraqitja e tij e sotme në stërvitjen e Albasetes. Lojtari shqiptar ka qenë prezent në seancën stërvitore, por jo së bashku me grupin e lojtarëve në fushën e lojës.

Manaj është shfaqur i veshur me rroba të zakonshme dhe jo me fanellën e klubit spanjoll, gjë që duket si një përshëndetje lamtumire nga sulmuesi për Albaseten. Kjo është hera e fundit që futbollisti takon grupin e skuadrës spanjolle në stërvitje, pasi një tjetër eksperiencë e thërret në karrierën e tij për të veshur tashmë fanellën e ekipit B të Barcelonës, me ëndrrën e madhe që paraqitjet pozitive t’i sigurojnë një ftesë edhe në ekipin e parë./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online