“Më refuzuan dhe mbeta i njëjti”! Flet kampioni i botës: Ky është rrugëtimi im, kur kthej kokën…

Briken Çalja do të shpallej kampion bote në peshëngritje për shkëputjen dhe mori titullin e nënkampionit në dygarësh dhe shtytje. Në një reagim të fundit, Çalja tregon vështirësitë e kaluara

“Ëndrra u bë realitet. Kampion Bote në shkëputje dhe nënkampion në shtytje e dygarësh është një rrugëtim i gjatë suksesi, një karriere të jashtëzakonshme ku është derdhur djersë, mund e gjak dhe jam shumë krenar teksa shoh që të tëra këto po shpërblehen me rezultate.

Rrugëtimi i një karriere plot sakrifica, e ndërsa kthej kokën pas shikoj plot sfida të fituara e të humbura, plot buzëqeshje e lot të derdhur, plot njerëz që më mbështetën e refuzuan por në fund unë mbeta po ai, Brikeni që nuk u dorëzua kurrë, po ai me atë optimizëm të herës së parë kur preka shtangën, ashtu edhe para dy ditësh ne Uzbekistan.

Këto rezultate historike të Peshëngritjes Shqiptare janë fryt i punës së palodhur times e stafit tim dhe mbështetjes të plot njerëzve që më rrethojnë. Një falenderim i madh shkon ne radhë te parë për familjen time për suportin, stafit tim Geraldit dhe Vaninit, ekipit Tirana dhe Bashkisë Tiranë, Federatës së Peshëngritjes, Komitetit Olimpik dhe në fund por jo më pak të rëndësishëm të gjithë njerëzve të zakonshëm sportdashës të cilët janë burim frymezimi për mua dhe më kanë mbështetur e brohoritur në cdo hap timin.  Faleminderit!  Asgjë nuk ka përfunduar, të tjera suksese na presin së bashku, ku më i rëndësishmi është gjithmonë ai i radhës.

(P.S. Në përgjigje dhe në respekt për të tëra mediat që kanë shprehur interes për intervista, ju bëj me dije se dua të marr kohën time dhe të pushoj i qetë për pak ditë pranë familjes dhe njerëzve te dashur. Jam në dispozicionin tuaj pas datës 21 Dhjetor. Faleminderit për mirëkuptimin!) /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online