Me puro në gojë dhe duke argëtuar lojtarët me kërcimin e tij, Konseisao po jeton ëndrrën e tij në krye të Milanit

Dy ndeshje, dy përmbysje dhe një trofe i fituar. Serxhio Konseisao po jeton ëndrrën e tij në krye të pankinës së Milanit. Trajneri portugez mposhti dy ekipet më me histori në futbollin italian, Juventusin dhe Interin, për të marrë në duar trofeun e Superkupës së Italisë.

Konseisao ka gjetur sekretin për të ndërtuar një atmosferë fituese për lojtarët e Milanit. Kjo vërehet qartë në dhomën e zhveshjes, që gumëzhinte nga festa e ekipit. Në qendër të vëmendjes ishte pikërisht trajneri, i cili me një puro në gojë dhe kërcente nën ritmin e këngës së lojtarëve, duke i argëtuar më së miri këta të fundit./Sport Ekspres/