Ethet e derbit janë rikthyer sërish, teksa Partizani dhe Tirana do të masin sërish forcat për herë të dytë në këtë sezon të Superiores. Nesër në “Elbasan Arena” do të vendoset se çfarë ngjyra do të marrë kryeqyteti. Në prag të sfidës më të zjartë të kampionatit shqiptar, Jasir Asani jep këndvështrimin e tij për derbin në një intervistë me gazetaren Klevisa Alinani në emisionin “Fax Sport”.
Futbollisti i Parizanit premton se ndeshja do të ketë një fytyrë tjetër nga përballja e parë, pasi sipas tij nuk do të mungojnë golat. Asani shpreson të tundë rrjetën kundër Tiranës, megjithëse për të më e rëndësishme është të arrihet fitorja, pavarësisht se cili shënon. Por nuk lë pa vlerësuar edhe kundërshtarët, duke veçuar emrin e Muçit si pikë të fortë të bardhebluve që mund të bëjë diferencën.
“Çdo lojtar do kishte dëshirë të shënonte në derbi, pasi të gjithë e dimë çfarë është luash në një derbi të madh siç është në Shqipëri Partizani-Tirana. Besoj se do shënoj. Me rëndësi është të fitojmë, pastaj kush do e shënojë golin… Do jem i lumtur, pavarësisht kush do e fitojë, sulmues apo mbrojtës, rëndësi ka të fitojmë.
Pika më e fortë te Partizani është grupi. Trajneri Daja na ka bashkuar shumë. Na ka bërë të fuqishëm, si një familje. Besoj se nëse do të jemi të gjithë bashkë do e kemi shumë më të lehtë. Tirana ka ekipin e mirë. Besoj se pika e fortë e tyre është sulmi. Më pëlqejnë shumë sulmuesit e saj. Edhe Muçi mund ta bëjë diferencën, sepse e ka treguar veten edhe në derbit e mëparshëm dhe në ndeshjet e Tiranës. Është një sulmues i ri dhe me të ardhme. Besoj se do e ndalim Muçin.
Cili do më ndalojë? Të gjithë mbrojtësit te Tirana janë fantastikë, por nuk e di të them kush do më ndalojë. Asnjëherë nuk i dihet sim err ndeshja. Çdo lojtar ka vështirësi në derbi, sepse është një ndeshje e zjarrtë. Kush jep maksimumin në fushë dhe do jetë i përqendruar do të fitojë ndeshjen. Do jetë një derbi shumë i vështirë, sepse duhet të ketë tifozë. Do ishte shumë i zjarrtë me ta. Na japin shumë motivim.
Do jetë shumë ndryshe nga derbi i parë. Atëherë kishim mungesa, ndërsa tani gjithë grupi është i gatshëm të luajë nga minuta e parë. Do jetë një derbi i zjarrtë dhe me shumë gola.
Unë e dua Partizanin shumë, por edhe ai më do. Kam kontratë akoma dhe kam pasur 2 oferta. Ia kam lënë në dorë klubit. Tani për tani jam fokusuar vetëm te ndeshjet e Partizanit dhe besoj se çdo gjë do të zgjidhet”, ka thënë Jasir Asani./Halit Delibashi/