“Më pëlqejnë lojtarët që nuk kanë fritë të gjuajnë portën”, De Biasi zgjedh lojtarin e vitit në Itali

Ish-trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi ishte i ftuar në emisionin italian, “Studio Aperto” ku dha mendimin e tij për lojtarin më të mirë të vitit 2021 në Seria A. Opinioni i teknikut italian ishte mjaft i qartë, sipas tij lojtari i Interit, Nicolo Barella, është padyshim futbollisti më i mirë i vitit.

“Lojtarin më të mirë të Serisë A për vitin 2021 do të zgjidhja padyshim Nicolo Barella-n. Më pëlqejnë shumë lojtarët protagonsitë në skuadër dhe që nuk kanë frikë të gjuajnë portën e kundërshtarit. Kjo tregon se është gati të marrë përgjegjësi. Barella ka një të ardhme të ndritur dhe do të jetë një pikë kyçe për Kombëtaren e Italisë”- u shpreh Gianni de Biasi./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online