Craiova do të ndeshet me Vllazninë në ndeshjen që do të tregojë shumë për të ardhmen e saj në mbrëmjen e sotme. Në rast eliminimi të ekipit rumun do të shkarkohej menjëherë trajneri i saj, Balint.
Ndërkohë sa i përket biletave të shitura, sipas asaj që raportojnë mediat rumune kanë arritur numrin 7000. Tre orë para nisjes së përballjes ishte ky numri i biletave të shitura, teksa rumunët nuk e kanë kapur mbështetjen që iu ofrua Vllaznisë në Loro Borici. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/