Lokomotiva e Plovidivit ka fituar Kupën e Bullgarisë pas përballjes me CSKA Sofia duke ia dalë falë penalltive në shifrat 5-3. Ashtu siç ka ndodhur gjithmonë në këto kohë dhe kudo, pavarësisht se pandemia nuk është larguar, rregullat nuk funksionojnë kur bëhet fjalë për të festuar titullin në futboll.
Ekipi bullgar ka shkuar në një lokal nate së bashku me gjithë stafin dhe disa prej tifozëve ultras, që nuk e kanë braktisur kurrë në stadium. Por në fund kjo ka kushtuar shumë pasi kanë dalë pozitiv 59 prej tyre.
Madje një prej lojtarëve kishte qenë pozitiv me Koronavirus dhe ishte në fushën e lojës. Rreth 9 futbollistë kanë dalë të infektuar dhe 50 tifozë që nuk mund të qendronin në shtëpi kur skuadra e zemrës fitonte Kupën ndaj CSKA-s. /Sport Ekspres/