Dukej e kryer, pati momente që mediat në Itali apo Angli e bënë thuajse zyrtare, por tratativa mes Çelsit e Romës për Edin Xhekos u ndal dhe nuk u bë asgjë. Sulmuesi boshnjak ka mbetur te Roma dhe është i lumtur, duke gjykuar nga intervista e tij për Klix.ba, në atdhe.
“Po, ka pasur një tratativë, por në lidhje me këtë temë ka pasur shumë gënjeshtra. Më është bërë shumë qejfi që një klub i madh si Çelsi është interesuar për mua, por jam i lumtur që qëndrova te Roma, sepse është bërë shtëpia ime e dytë dhe do të mbetet një pjesë e pashlyeshme e jetës sime. Këtu ka lindur djali im”.
Xheko ka folur edhe për momentin e Romës: “Nuk kemi pasur shumë fat, por kemi cilësi dhe do të reagojmë”.