Kristal Abazaj është rikthyer sërish në fushën e blertë. Sulmuesi shqiptar ka munguar prej shtatë muajsh për shkakun e një dëmtimi të rëndë. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Abazaj tregon se është rikthyer sot për herë të parë në stërvitje, duke mos e fshehur lumturinë e tij.
Kristali është pjesë e Instabulsporit në Ligën e Parë të Turqisë, ndërsa në këtë sezon është aktivizuar vetëm në dy takime. Në sezonin e shkuar Abazaj ishte një prej lojtarëve më të rëndësishëm të Instabulsporit. /Sport Ekspres/