Mbyllet me sukses tratativa mes Interit dhe Rasingut për sulmuesin Lautaro Martinez, me drejtorin sportiv zikaltër Piero Auzilio që ishte në Buenos Aires ditët e fundit dhe ka mbyllur blerjen. Talenti 20-vjeçar mund të largohej për 15-20 milionë euro, në bazë të klauzolës në kontratë, por Interi e Rasingu bisduan gjatë, derisa arritën te shifra 27 milionë euro.
Pse nuk e pagoi Interi klauzolën? Përgjigja qëndron te fakti se para pak javësh Atletiko e Madridit thuajse kishte arritur marrëveshjen për blerjen e talentit, por në lojë u fut Interi, që premtoi ofertë më të lartë. Me lojtarin gjithçka ishte kryer me kohë, më pas u bisedua me Rasingun dhe u arrit marrëveshja për kalimin e sulmuesit në Milano prej verës së ardhshme, që është bërë zyrtare nga presidenti i Rasingut, Viktor Blanko, i cili ka folur në Fox Sports Argentina: “Djaloshi ka shprehur dëshirën të luajë për Interin. Shifra i kalon 27 milionë eurot, ndërsa klauzola për prishjen e kontratës 5-vjeçare me Interin do jetë 90 milionë euro
Vetëm 20 vjeç, Lautaro Martinez ka dy vite që shënon lumë golash në kampionat e me kombëtaret e moshave, por presidenti i Rasingut është i bindur se sulmuesi mund të shkojë në Kupën e Botës në Rusi: “Lautaro mund të luajë në Kupën e Botës, e shoh mirë në krah të Mesit. Mund të bëjë si Suarez te Barcelona dhe të shtojë variantet taktike”.