“Më ndriçon Eto dhe shoh Lukakun”, Joseph Ekuban i lumtur pasi iku nga Partizani: Këtu qeshim shumë dhe bëhemi copa

Nga Klaudio Ndreca

Joseph Ekuban erdhi dhe iku nga Partizani si vëllai i Kalebit. Asgjë nuk mund të bënte dhe kurrë nuk arriti që të linte gjurmë me fanellën e kuqe, megjithëse drejtuesit e kryeqytetasve e menduan si një zgjidhje ideale për sulmin. Por në ndryshim nga vëllai i tij, Joseph ishte shumë larg të qenurit një lojtar kyç dhe për të mbajtur mbi shpatulla skuadrën.

Në janar erdhi edhe largimi i tij te Virtus Francavilla në Serinë C. Lumturia i është rikthyer sulmuesit, që në një intervistë për mediat italiane, tregon sesi e ka rifituar gëzimin.

“Këtu ne qeshim dhe bëjmë shumë shaka. Dhe kur vjen puna për të mbyllur detyrat tona, të gjithë bëhemi copë. Ka një harmoni të madhe si jashtë dhe brenda fushës. Kam gjetur atë që kisha imagjinuar më parë, atë që më propozuan. Gjithmonë më ka pëlqyer Eto, ishte ai që më ndriçoi. Ndërsa sa i përket karakteristikave fizike, lojtari që shikoj tani më shumë është Romelu Lukaku”, u shpreh Ekuban. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online