“Më mungon jeta e Shqipërisë dhe Partizani“, flet mesfushori i Kombëtares: Sormanin e marr para çdo ndeshje, jam këtu falë tij

Ylber Ramadani vijon karrierën e tij në kampionatin danez, atje ku mban veshur fanellën e Vejle që prej vitit 2017. Megjithatë më parë ka qenë edhe një pjesë e rëndësishme e Partizanit, ku bindi me lojën e tij dhe përfundoi edhe në orbitën e klubit nga Danimarka. Mesfushori i Kombëtares shqiptare ka qenë i ftuar në ditën e sotme në emisionin “Fan Zone“, në të cilin tregon më tepër rreth situatës në lidhje me zhvillimin e kampionatit.

Ramadani tregon se janëve e ardhshme do të kryejnë testet, ndërsa masat e marra do të bëjnë që një lojtar i vetëm me temperaturë dhe ndeshja anullohet. Sa i përket çështjes së pagave, mesfushori tregon se është qeveria ajo që i paguan në këtë peridhë e jo klubi. Të ardhmen duket se e dëshiron në një skuadër që lufton për titull kampion dhe po lufton të mbërrijë aty. Ndërkohë nuk mund të linte pa kujtuar edhe kohën e kaluar në Shqipëri e te Partizani, duke u shprehur se sa shumë i mungojnë. Më tej zbulon edhe marrëdhënien e ngushtë me Sormanin, të cilit i jep meritat kryesore për katapultimin e tij në karrierë

Këtu ka qenë çdo gjë shumë mirë. Jemi të lirë të bëjmë çdo gjë dhe vazhdon jeta normalisht, njëjtë siç ndodh edhe në Suedi. Këtu janë njerëzit të kulturuar, i respektojnë rregullat pa i detyruar njeri. Këtu është ndryshe, se gjatë kohës që është ndaluar futbolli, gjithçka e paguan qeveria dhe jo klubi. Nga java tjetër do bëjmë testin, për të parë si jemi. Kur të rifillojmë kampionatin, do kryhen analizat dhe nëse dikush do të ketë temperaturë, nuk do zhvillohet ndeshja.

Për momentin jam i përqendruar të ec përpara, dhe të rritem. Kam biseduar me 4 skuadrat e para në Danimarkë. Kam ndërruar agjent dhe po pret vetëm përgjigjen time, për të nisur kontaktet me skuadrat e para në renditje.

Vitet në Shqipëri nuk i harroj kurrë, sidomos Partizanin që më ndihmoi aq shumë. Mua këtu më mungon jeta, sepse në Shqipëri kur thërrisje miq, bëheshim 3-4 ndërsa këtu jam vetëm me bashkëshorten. Sormani? E falënderoj shumë, sepse më ka dhënë shumë. Ka qenë personi që më ka sjellë në Danimarka. E marr para çdo ndeshje dhe i uroj suksese. Partizani më ka dhënë shumë, duke filluar nga presidenti Gaz Demi, Dervishi, etj”, ka deklaruar Ylber Ramadani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

 

 

 

 

 

 

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online