“Me mua kanë bërë paraqitje të larta“, Vanoli thumbon Shkëmbin: Kishim Skukën dhe na iku, kjo tregon shumë

0

Ditën e sotme janë luajtur të gjitha ndeshjet e javës së 34-t të “Abissnet Superiores“. Përballjet janë zhvilluar të gjitha në të njëjtin orar për të siguruar “fair play“-n në këtë fund sezoni. Partizani dhe Teuta kanë fituar me rezultatin minimal 1-0 përballë, respektivisht Egnatias dhe Kastriotit. Ndërkohë Kukësi ka mposhtur 2-1 Dinamon, si dhe me të njëjtat shifra ka siguruar tre pikët edhe Laçi ndaj Skënderbeut. Fitore ka marrë edhe Tirana, e cila pavarësisht se siguroi që javën e shkuar titullin kampion dhe plotësoi objektivin e këtij sezoni, respekton deri në fund garën dhe mposht Vllazninë 3-1. Pas përfundimit të sfidave të sotme, trajnerët kanë dhënë intervistat e tyre për emisionin “Gol pas Goli“ në “Supersport“.

Vanoli (Dinamo): “Që kur kam ardhur unë, gjithmonë paraqitjet e ekipit kanë qenë të larta. Falenderoj lojtarët, sepse më dhanë gjithçka. Presidenti im e di se çfarë mungon. Djemtë dhanë gjithçka. Më vjen keq që nuk trajnova dot Skukën. E kishim këtu dhe iku. Kjo tregon shumë“.

Duro (Laçi): “Pas arritjes së objektivit kundër Kastriotit, këto dy ndeshje patejtër që do kemi rotacion për të qenë sa më të freskët për Kupën. Pothuajse 50% e skuadrës nuk ishte. Megjithatë ne kemi një grup futbollistësh që prezantohen mirë. Nuk besoj do jetë ndonjë ndeshje e rëndësishme me Partizanin. Ne e kemi arritur objektivin, siç e ka arritur Partizanin, me ç’shkikoj, Europën. Do jetë një ndeshje sa për statistikë“.

Liçi (Skënderbeu): “E përgatitëm të luanin ata që kishin më pak minuta dhe që do të jenë sezonin tjetër. Ishte një ndeshje pa motiv për të dyja skuadrat. Po bëhen përgatitje për sezonin e ardhshëm. Ka kohë. Është përpara qershori, që presidenca të bëjë një ekip konkurues për sezonin tjetër”.

Ramadani (Egnatia): “Këto dy ndeshje nuk kanë aq rëndësi, por play out-i është ndeshja e sezonit. Duhet të jemi në formën më të mirë. Sot kemi dhënë maksimumin. Falë Pedros, që ka bërë disa gola në mënyrë individuale, pa ia hequr meritën të tjerëve, ne jëmi këtu. Por edhe falë egoizmit të tij, ne jemi këtu në play out. Egoizmi i irriton të gjithë, edhe mua si trajner. Jemi më mirë se dy skuadrat (Apolonia dhe Korabi). Hera e parë që marr pjesë në play out. Lus Zotit që gjithçka të shkojë mirë.“

Hodo (Teuta): “Bëmë ndeshje të mirë sot. Në këto fusha vetëm me këtë lojë mund të dalësh me rezultat pozitiv. Jemi skuadra e dytë që kemi pësuar më shumë këtë sezon pas Kastriotit. Kemi lënë shumë gjëra mangut në stërvitje dhe jemi marrë në këtë aspekt. Këtë ndeshje e kemi shumë të rëndësishme, me një skuadër si Laçi. Shpresoj që çunat të kenë këtë dëshirë.“.

Mehmeti (Partizani): “Ishte një ndeshje karakteri. E merituam fitoren. Skuka shpenzoi shumë energji në repartin ofensiv. Është një lojtar që lëviz shumë. Me Skukën e pashë mënyrën se si doli dhe e kuptoj mirë. Është djalë i ri. Është me sedër dhe donte me patjetër të shënonte. Duhet ta kuptojë që është shumë i rëndësishëm për Partizanin, por duhet të punojë më shumë në aspektin difensiv që të shkojë shumë më lart se Partizani“.

Shehi (Tirana): “Patjetër që dueht të shkojmë te zona. Në disa momente gabuam. Objektivi jonë është të nxjerrim Seferin golashënues. Ky ishte objektivi edhe sot. Duam që Taulanti të dali sa më shumë para ported he të shënojë sa më shumë. Është për t’u përgëzuar skuadra. Duke qenë serioze dhe duke respektuar veten e tyre në radhë të parë, meriton komplimenta. Rinovimi? Nuk na ndajnë shumë gjëra. Janë disa detaje, që kurrsesi nuk janë lekët në mes. Një nga detajet është që ekipi të rrijë kështu si është dhe të përforcohet. Edhe detaje të tjera që nuk lidhen me mua direkt, por me stafin. Më vjen mirë që skuadra nuk po ndikohet dhe po luan. Sot e kemi merituar, kemi qenë dominantë. Kundërshtari nuk na ka rrezikuar. Madje mund të kishim shënuar edhe gola të tjerë“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.