Analsiti shqiptar, Redi Jupi, ka është në mikrofonin e komentit të ndeshjes Dinamo Kukësi. Gjatë momentit kur skuadrat po bëheshin gati të fillonin takimin, Jupi bën edhe një koment në lidhje me trajnerin Longo. Analsiti shqiptar bën me dije se e njeh nga afër teknikun e Kukësit, figurën e të cilit e ngre lart me fjalët e tij, ndërsa për deklaratën që nënkuptonte largimin tregon se ishte thjesht një mërzitje e momentit.
“Unë kam pasur mundësinë ta njoh edhe nga afër. Është një trajner shumë i mirë.
Por si të gjithë italianët është pak me ato kërkesat detajist. Janë pak kërkues më tëpër se ç’duhet për çdo gjë. Ishte një mërzitje e momentit. Ky është një trajner që po punon shumë mirë. Skuadrën që ka në dispozicion nuk e ka me elementet më të mirë të kampionatit, por skuadrën ka arritur të bëjë më mirë se gjithë të tjerët”, është shprehur Redi Jupi.
Më tej Jupi bën edhe një batutë në lidhje me derbin Tirana-Partizani, loja e të cilit nuk ishte në nivelin e atmosferës së krijuar nga tifozët. “Më mirë se sfida e së hënës mund të bëjmë edhe ne me një 6 kundër 6. Është shumë e kollajshme”, ka thënë Jupi./Halit Deliabshi-Sport Ekspres/