PSG shkroi historinë mbrëmjen e djeshme, teksa për herë të parë arrin të shkojë deri në finale të Champions League. Një moment i veçantë ky për klubin dhe sidomos tifozët, të cilët kanë mbushur rrugët dhe sheshet pas ndeshjes me Leipzig. Por duket se mënyra për të shprehur këtë lumturi ishte e gabuar, pasi trazirat nuk kanë munguar. Xhama biznesesh të thyera, shtylla ndriçimi të rrëzuara apo edhe makina të djegura kanë qenë incidentet e pakëndshme që kanë shoqëruar festën.
Mëgjithatë në Francë e kanë gjetur një zgjidhje. Për të shmangur përsëritjen e skenave të tilla, autoritetet në Paris kanë vendosur të afrojnë të gjithë huliganët në stadium. Dyert e “Parc de Prince“ do të hapen për ta, nga ku mund të shohin finalen kundër Bajernit dhe të festojnë nëse do të jetë nevoja. Por e gjitha kjo nuk do të jetë falas, teksa tifozëve u duhet të paguajnë 15 euro për të qenë të pranishëm në stadium. Një tarifë kjo që përdoret si siguri nëse do të shkaktohen dëme nga huliganët./Sport Ekspres/