“Më merr presidenti i Tiranës, thotë ma zgjidh këtë hall”, Meta sqaron çështjen Kobina: Ne kemi kryeministra të dënuar

Rasti i Uinful Kobinasë ka tërhequr vëmendje të madhe këto kohë, teksa marrja e nënshtetësisë shqiptare ka përplasur edhe krerët e Republikës së Shqipërisë. Kryeministri Rama ka akuzuar presidentin Meta se ka shkelur drejtësinë, pasi lojtari ganez ishte nën akuzë për falsifikim dokumentesh.

Një përgjigje më në fund vjen edhe nga vetë Ilir Meta, i cili në studion e emisionit “Zonë e Lirë” në “TV Klan” ka sqaruar arsyen përse ka vendosur t’i japë pasaportën shqiptare. Sipas tij, Kobinaka marrë konfirmimin nga institucioni për sigurinë kombëtare, ndërsa përfaqësimi sa më dinjitoz i ekipeve tona të futbollit në Europë është gjithnjë në interest ë vendit.

“Më merr presidenti i Tiranës dhe gjithë ata të tjerë më thonë ma zgjidh këtë hall se kemi ndeshje me Jang Bojsin. Çfarë të bëjë presidenti në këtë rast? Pse, nuk është në interes të përfaqësimi sa më dinjitoz i Tiranës apo Partizanit? Jo ka qenë i dënuar, jo nuk ka qenë i dënuar. Ne flasim për kryeministra që kanë qenë të dënuar në Zvicër, kanë qenë të dënuar në Milano. E para, ai ka marrë konfirmimin përkatës sipas institucionit përgjegjës për sigurinë kombëtare. Pa marrë atë, nuk e merrte kurrë firmën e Ilir Metës”, ka shpjeguar Ilir Meta për rastin e nënshtetësisë së Kobinasë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *