Verona ishte një surprizë e bukur për këtë sezon të Serie A, ku shumë lojtarë të saj spikatën në sytë e klubeve të njohura Italiane. Një ndër ta ishte edhe Amir Rrahmani, i cili që me sezonin e tij të parë në elitën e Italisë tregoi se vlen shumë, duke siguruar një kontratë me një klub të njohur si Napoli.
Shumë përjetime pozitive mbart mbojtësi shqiptar me skuadrën e Veronës këtë sezon, por tashmë ka ardhur momenti i ndarjes. Rrahmani ka vendosur të përshëndesë me një positm emocionies verdheblutë dhe tifozët e saj, që gjithnjë kanë qenë në mbështetje të kapitenit të Kosovës.
“Një vit i mrekullueshëm, një vit i paharrueshëm, i pari për mua në Itali, ku u rrita shumë si futbollist dhe si njeri. Unë largohem nga Verona dhe Hellas, por gjithmonë do të jem mirënjohës për klubin, për zotin Juric, për shokët e skuadrës sime dhe për tifozët e mrekullueshëm të verdheblu, të cilët më mbështetën dhe më donin që nga e para deri në ditën e fundit, madje edhe kur mësuan se e ardhmja do të ishte larg Veronas. Një fjalë e fundit: Faleminderit!”, shkruan Amir Rrahmani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/