“Më lehtë infektohesh në shtëpi se në futboll”! Jupi është për t’u mos humbur: E kanë bërë si doktor Adhamudhi

Nga Klaudio Ndreca

Në Shqipëri flitet për gjithçka në këtë kohë të pandemisë, por asnjëherë për ndikimin e saj në shëndetin psikologjik të njerëzve tanë. Si të ishim imun në këtë pjesë, në pjesën më të madhe kalohet vetëm me: “Nuk e gjen gjë shqiptarin, ka parë edhe më keq”.

Por nëse të rriturit mund të kenë përjetuar edhe më keq, që veçanërisht në historinë e Shqipërisë nuk ka pasur kurrë fund, fëmijët nuk kanë asnjë faj të vetëm për të mbetur të izoluar me “arrest shtëpie”. Një ndikim direkt te shëndeti i tyre, në rëndimin e psikologjisë, te mungesa e shokëve dhe shkollës, e për të vazhduar me varësinë ndaj kompjuterit dhe pajisjeve elektronike.

Më e keqe sesa vetë virusi, janë pikërisht këto pasojat që sjellë kjo pandemi. Redi Jupi ka ngritur zërin për Faxweb dhe është ndër të paktët njerëz që e kanë bërë një gjë të tillë. Madje duke theksuar se më e lehtë është të infektohesh në shtëpi, sesa në një fushë futbolli dhe ambient të hapur. Gjithashtu Jupi shprehet se duke parë situatën e Shqipërisë, me izolimin është tepruar shumë. Masat e secilit shtet merren duke parë edhe gjendjen e ekonomisë së vendit, ndërsa në momentin kur ne do të hapemi, do të jemi të pafuqishëm.

“Unë vazhdoj të kem të njëjtën ritëm në ditën time, por gjërat rreth e qark nuk njësoj. Asnjë nuk priste që të shkonte kaq gjatë dhe mund të them se po zgjat më tepër seç duhet. Ishte faza e parë që kishim frikë të gjithë për fëmijët tanë, pastaj kur morëm vesh se ata ishin rezistent nga ky virus, kishim pak lehtësim. Por duke kaluar ditët po kuptojmë se fëmijët kanë nevojë të jenë të shëndetshëm, të shkollohen dhe mbi të gjitha për aktivitet fizik. Ka shumë nevojë dhe për mirëqenien mendore e psikologjike të fëmijëve. Për mendimin tim duhej të kishte filluar me kohë stërvitja se nuk është e lehtë që të rikuperohet lojtari pas gjithë kësaj kohe. Masat nga shteti po merren në bazë të asaj që bëjnë edhe vendet e tjera, duke u krahasuar me ato shtete që kanë nga 60 mijë tifozë në stadiume.

Ne nuk kemi mbledhje të një numër të madh njerëzish në një hapësirë të vogël. E përsëris që stërvitja duhej të kishte nisur me kohë dhe një fushë stërvitore është shumë e madhe me 6500-7000 metra katrorë në të cilin mund të bëjnë stërvitje 15-20 fëmijë në të njëjtën kohë. Teoria ime është se më lehtë mund të infektohesh në shtëpi sesa në një fushë futbolli duke parë ambientin e kufizuar. Mos ta ngatërrojmë as me palestrën, se është tjetër gjë. Në fusha të hapura nuk ka pse të mungojmë kaq gjatë. Po flasim për ekipe dhe akademi që kanë doktorët dhe fizioterapistët. Përshembull edhe ne te “Football Republic” kemi doktorët dhe fizioterapistë. Nuk jam naiv që të them se do të bënim tampon te çdo fëmijë, por do e gjenim një mënyrë dhe do i masnim temperaturën të gjithëve.

Gjithë problemi është te masat e marra. Është e kollaj që të mbyllësh të gjitha aktivitetet dhe normale që virusi do të iki, por ne nuk kemi fuqi pastaj kur të hapemi për t’u ngritur në këmbë. Masat duhen ndërmarrë duke parë edhe gjendjen tënde si shtet, pasi ne nuk mund të rrimë të bllokuar për 3-4 muaj. E keni parasysh atë doktor Allamudhin që thoshte: “Të dhemb një këmbë, atëherë prije që të shpëtosh tjetrën”. Po ashtu është kollaj fare. Problemi është që të marrësh masa të tilla që të mos jenë bllokim total. Unë po flas për stërvitjet këtu, jo për ndeshjet. Se ne na duhen 1 muaj për ta ardhur te ndeshja. Vrapimi në qytet apo në plazh duhet lejuar. Në qytetet europiane vrapimi lejohet me formular. Zhvillimi i aktivitetit sportiv na ndihmon edhe në aspektin psikologjik. Të jeni të sigurtë se fëmijët që merren me sport kanë imunitet rreth 30-40% më tepër, pra imagjinojeni se çfarë vaksine natyrale do të jetë”, tha Jupi. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online