Me legjenda në fushë dhe Starovën në stol, Partizani kujton ndeshjen me ekipin e madh holandez

Futbolli në Shqipëri ka përfunduar në karantinë, duke qenë se jeta në Shqipëri ashtu si në Europë ka ndryshuar katërcepërisht me atë çfarë ne jemi mësuar deri më tani për shkak të pandemisë botërore Covid-19. Por këto ditë izolimi kanë shërbyer që klubet të gërmojënë nëpër arkivat e tyre e të bëhen disi nostalgjikë për të shkuarën. Kështu Partizani e ka çuar kujtesën e vetë prapa në sezonin 1991/1992, kur përballë kishte një nga klubet më të rëndësishme holandeze, Fejnordin.

Takimi ishte i vlefshëm për Kupën e Kupave, ndërsa “të kuqtë” dhuruan një ndeshje historike në fushën e “Qemal Stafës”. Të udhëhequr nga Sulejman Starova në krye të pankinës, Partizani doli me një barazim me rrjeta të paprekura nga ajo ndeshje, ku me fanellën e kuqe luanin shumë prej legjendave të klubit kryeqytetas. Përballja në Holandë përfundoi me fitoren minimale të Fejnordit, të cilët kaluan në raundin tjetër, megjithëse paraqitjet e Partizanit meritojnë duartrokitje./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online