Ajo me Lacion mund të konsiderohet një histori e mbyllur për Tomas Strakoshën. Ky i fundit ka refuzuar rinovimin e kontratës dhe do të largohet me parametra 0 në fund të sezonit. Një rast i tillë nuk mund të lihet pa u shfrytëzuar nga klubet e tjera dhe alternativat për të ardhmen nuk mungojnë.
Sipas asaj që raportohet nga stafi editorial i “Radio Marte”, Napoli po mendon për të marrë Strakoshën me kosto 0 në verë. Megjithatë në fillim duhet të presin përgjigjen e Ospinas, ku në rast largimi të tij atëherë do të hidhen në askion për shërbimet e portierit shqiptar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/