“Më ktheni Dorën e Zotit”/ Maradona si asnjëherë më parë, lot në sy kërkon ndihmë nga ndjekësit

Në vitet e fundit figura e Maradonës na ka ardhur si një njeri arrogant i cili mendonte vetëm për jetën e tij luksoze dhe drogën. I njohur për karakterin e tij të vështirë, nuk do na shkonte mendja se Maradona mund të ishte edhe një njeri i ndjeshëm. Të paktën kështu është shfaqur në videon e tij të fundit në rrjete sociale. Gati i përlotur dhe me një zë që i dridhej, ylli i futbollit botëror ka ndërmarrë një nismë të veçantë.

Maradona së fundmi ka krijuar një fondacion bamirësie në ndihmë të fëmijëve në nevojë.Duke iu lutur ndjekësve dhe tifozëve të tij, ish-sulmesi ka kërkuar që të gjithë të kontribuojnë në mbledhjen e sa më shumë të ardhurave për zona të caktuara në nevojë. Ndjeshmëria e tij duke aq e lartë sa u kërkon ndjekësve t’i  “rikthejnë” dorën e Zotit që për dekada me radhë impresionojë botën sportive.

“E gjithë dashuria ime ndaj Corazones Solidarios. Gjithë dashuria ime, gjithë dashuria e nënës sime të vjetër.  Ndihmoni, ndihmoni për të ushqyer njerëzit. Kjo nuk është shfaqje sepse në Fiorito pësova më shumë sesa të ftohtit . Sot kërkoj përsëri atë dorë për kohën që ka mbaruar kjo pandemi dhe njerëzit mund të fillojnë të jetojnë përsëri jetën e tyre, me shëndet dhe lumturi” – ka thënë Maradona në video./Sport Ekspres/

 

 

View this post on Instagram

 

Muchas gracias @maradona por tomarte el tiempo de ayudarnos y apoyarnos! Somos un gran equipo ! Te esperamos

A post shared by Corazones solidarios (@corazonessolidarios.zn) on

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *