“Më krahasuat me Maradonën te Napoli”, Riberi prezantohet te Salernitana: Nuk kam ardhur t’ju flas për titujt që kam fituar

Salernitana ka bërë një goditje të madhe në merkato, duke firmosur me Frenk Riberi. Sulmuesi francez është në përfundim të karrierës së tij, e cila është e mbushur plot me suksese dhe trofe. Ish-futbollisti i Bajernit ka firmosur një kontratë 1-vjeçare më Salernitanën me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit në rast se ekipi mbijeton në Serie A. Riberi ka mbajtur ditën e sotme edhe konferencën për shtyp, ku është prezantuar në radhët e skuadrës së tij të re. Francezi thekson se pavarësisht se e kanë pritur siç bënë më Maradonën te Napoli, ai ia ka lënë trofetë të shkuarës.

“Ndihem mirë dhe jam në dispozicion për të ndihmuar Salernitanën të arrijë shpëtimin. Është e rëndësishme të gjesh ritmin menjëherë, por jam i vetëdijshëm se stërvitja me ekipin është larg nga përgatitja e personalizuar. Zgjodha Salernon sepse pashë ngrohtësinë e njerëzve, sot përqafimi me publikun ishte vërtet i bukur dhe mezi pres të filloj. E di që drejtori e krahasoi ardhjen time me atë të Maradonës në Napoli, por unë nuk erdha këtu për të folur për titujt që kam fituar. Kur jam në fushë, kupat që kam ngritur nuk llogariten, mentaliteti im është krejtësisht i ndryshëm”, ka deklaruar Frenk Riberi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *