“Më kërkonin klube më të mëdha“, Fili tregon fatin e keq: Sa do debutoja u ndal sezoni, te Partizanit e kam lënë derën e hapur

Realdo Fili la Superioren në muajin janar për të shkuar në kampionatin rumin. Pas një periudhe me Luftëtarin, tashmë lojtari fierak do të mbajë veshur fanellën e Botoshanit. Debutimi pritej me padurim prej tij, por ishte pikërisht pandemia Covid-19 që ia mohoi këtë kënaqësi. Këtë e konfirmon vetë futbollisti shqiptar për emisionin “Fan Zone” në “Supersport”. Ndërkohë Fili zbulon se klubi po përpiqet të grumbullojë në Rumani të gjithë grupin sa më shpejt, pasi në datën 15 maj pritet të rinisë kampionati.

Ndërkohë fieraku ka zbuluar edhe prapaskenat e merkatos, teksa është shprehur se e kërkonin edhe dy klube Akoma më të mëdha se Botoshani, por zgjodhi këta të fundit për t’u përmirësuar më tepër dhe për të kapërcyer më pas në një ligë më të fortë. MEgjithatë kur vjen puna te Superiorja, Fili tregon se ia ka lënë vetes një detë të hapur te Partizani.

“Nga momenti që u transferova atje, e prisja me padurim të luaja. Sapo me erdhi përgjigjja për të debutuar, u pezullua kampionati për shkak të Koronavirusit. Të gjithë në formë batute po më thonin se jam shumë i pafat. Fati është pjesë e lojës. Unë kam një karakter që luftoj shumë për të arritur suksesin. Kam shkuar te Botoshani dhe jam gati të jap maksimumin dhe kam shumë besim te vetja. Klubi po mundohet të gjejë mënyra të ndryshme të na kthejë në Rumani, pasi në 15 maj mund të rinisim kampionatin. Atje do të rifillojë shumë shpejt kampionati, pasi janë vetëm 8 javë për tu luajtur.

A do të rikthehesha? Mendoj se i kam lënë vetes një derë të hapur dhe do ta pranoja rikthimin aty. Partizani është si një shtëpi e dytë për mua.

Në momentin e parë që m’u propozua oferta, kisha edhe dy ekipe të tjera që me kërkonin dhe ishin më të mëdha. Por zgjodha këtë ekip, pasi e shikoj si trampolinë për të ardhmen. Për momentin duhet të përmirësoj gjëra që i kisha si mangësi në Shqipëri. Duhet të punoj për të kaluar në një kampionat më të fortë, pasi mendoj se i kam mundësitë, ka thënë Realdo Fili”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online