“Më kanë telefonuar edhe mediat në Itali”, Sormani i bindur për Partizanin: Kemi marrë më pak se meritonim

Koronavirusi ka paralizuar gjithë jetën sociale në Europë dhe këtu nuk bën përjashtim as futbolli. Të gjithë janë future në izolim si mënyra e vetme për të luftuar këtë pandemi, që në Italinë fqinje ka lënë edhe shenjat më të mëdha. Në lidhje me këtë situatë të pazakontë të krijuar ka folur edhe trajneri Italian i Partizanit, Adolfo Sormani. Ky i fundit ka folur për mikrofonin e “Top Channel”, ku tregon për mënyrën se si kalon kohën këto ditë dhe nuk ngurron të vlerësojë gjestin e qeverisë tonë për të ndihmuar Italinë me 30 mjekë dhe infermierë. Gjithashtu është cekur edhe tema e futbollit, ndërsa tregon se është mungesë respekti për viktimat e Covid-19 të diskutohet për këtë sport në një moment të tillë. Sa i përket kampionëve në fuqi të Partizanit, Sormani shprehet i bindur se pikët kanë qenë dukshëm më pak se sa ata meritonin me lojën e shfaqur në fushën e blertë.

“Sigurisht është një moment i veçantë, shumë i vështirë për vendin tonë. Ditët e kaluara kryeministri juaj, Rama bëri një gjest të madh solidariteti teksa dërgoi 30 mjekë e infermierë në një moment delikat. Numri i të prekurve është shumë i lartë dhe administrimi i situatës ishte i vështirë sidomos për personelin mjekësor. Është e qartë se kjo situatë po jetohet me shumë kujdes. por edhe sikur të ndodhesha në Itali, nuk do të isha ndihmë. Ky nuk është momenti për të lëvizur, është momenti për të qëndruar në shtëpi, mund të japësh ndihmën vetëm në momentin kur bën detyrën si qytetar. Në aspektin njerëzor, është një moment kur flet me miqtë, me personat që janë larg. kam pasur fatin të udhëtoj shumë dhe kështu njoh shumë persona nga disa vende të botës dhe në këto momente kur të gjithë janë të përfshirë ka një ndjenjë të fortë solidariteti.

Çfarë do te thotë kjo ndërprerje ne një moment deciziv te kampionatit? Edhe mediat në Itali më kanë telefonuar për të më bërë këtë pyetje. Në një situatë të tillë, mendoj se aspekti sportiv duhet të kalojë në plan të dytë. Ka persona që vuajnë e po vdesin në të gjithë botën. Mendoj se të flasësh për futboll është mungesë respekti kundrejt personave që po punojnë për të shpëtuar jetë e për ata që për fat të keq na kanë lënë. Besoj se kur të rifillojë kampionati, skuadra do të ketë shumë stimuj për të marrë rezultatet që meriton. Pasi i ripashë ndeshjet, jam i bindur se kemi marrë më pak nga sa meritonim përsa i përket paraqitjes në fushë. Në këto momente solidariteti, gjithsecili duhet të bëjë detyrën e tij si qytetar; të qëndrojë në shtëpi dhe të mos vihet në kushtet që mund të shndërrohet në një bartës të virusit. Në këto momente kjo është gjëja më e rëndësishme”, ka thënë Sormani./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online