Arlind Ajeti është padyshim një prej mbrojtësave më të preferuar të tifozëve. Tashmë ky lojtar po ngrihet në lartësinë që ka qenë në Europianin e Francës. Në një intervistë për “Koha Shtesë”, mbrojtësi ka dhënë një rrëfim të plotë ku ka komentuar shumë gjëra, për ta nisur me atë dalje në minutat e fundit te Francë-Shqipëri. E menjëherë sapo Ajeti doli nga fusha, Shqipëria do ta pësonte. (Intervistën e plotë të Arlind Ajetit në Koha Shtesë e gjeni në videon më poshtë).
“Ndodh shpesh që tifozët më pyesin: “Pse e le fushën kundër Francës në fund?”. Në atë moment, nuk mund të qëndroja më në fushë. Kisha dhënë maksimumin, nuk kisha më fuqi. Duhej të dilja, nuk kisha zgjidhje tjetër. Mua më ka ngelur peng, kam menduar shumë herë që të rrija deri në fund. Sidomos pas asaj ndeshje isha shumë i dëshpëruar pasi nuk mungonin edhe shumë minuta. Por prapë kur i kthehem atij momenti dhe e mendoj, nuk kisha më fuqi për të vazhduar”, tha Ajeti. /Sport Ekspres/