“Më ka bezdisur shumë, dilja në portale për jetën private”! Grezda “e mbyll” me Oriola Marashin: Tani nuk kam për t’u lidhur më…

Eros Grezda mbeti pa skuadër pas largimit nga Osijek. Megjithatë sulmuesi shqiptar arriti në pak ditë që të rikthehej në Kroaci dhe të firmoste me Sibenik, një ekip më i vogël dhe që mban vendin e 7 mes 10 skuadrave të elitës. Në një rrëfim për “Sport Magazine” që transmetohet në “Ora Neës” dhe moderohet nga Drilon Xhepollari, Grezda ka treguar sherrin me Gerrard që “i dogji” kulmin e karrierës, pikërisht në kohën kur ishte pjesë e Rangers.

Gjithashtu është komentuar edhe lidhja e shkuar me Oriola Marashin që e nxirrte shpesh lojtarin në faqen e parë të gazetave. Ndërkohë vetë Grezda ka njoftuar “mbylljen e karrierës” së dashurisë për disa kohë. “Më ka bezdisur shumë. Lidhjen që kam pasur nuk doja ta bëja publike. Shqipëria dhe Kosova janë vende të vogla dhe merret vesh. Nuk është mirë kur një lojtar del më shumë në portale për jetën private sesa për jetën futbollistike profesionale. Nga lidhja e fundit që kam pasur jam single, nuk jam lidhur dhe nuk do të lidhem, dua të shoh njëherë veten time dhe karrierën. Nëse do të vij diçka do të jetë shumë spontane”, tha Grezda. /SportEkspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online