“Më inspiron Modriçi“, lojtari i Egnatias tregon ndryshimin e futbollit maqedonas me atë shqiptar: Këtu është ritmi më i lartë

Egnatia ka barazuar me Laçin në ndeshjen e parë të çerekfinales së Kupës së Shqipërisë. Kualifikimi mbetet i hapur për të dyja skuadrat dhe fituesi do të përcaktohet në Laç. Në një intervistë për emisionin “Sport Magazine“, të moderuar nga Drilon Xhepollari dhe të transmetuar në “Ora News“, Arbin Zejnullai ka pohuar se Egnatia synon t’i shkojë deri në fund këtij kompeticioni. Lojtari i rrogozhinasve e ka të qartë rrugën drejt Kupave të Europës, teksa shprehet se ky objektiv do të mbërrihet nga ekipet që do të tregojnë vazhdimësi.

“Ndeshja ishte e ekuilibruar. Me qa sa pashë, Laçi kishte ardhur më shumë për barazim. Qëllimi jonë ishte për të fituar, por nuk luajtëm aq mirë sa për të shënuar gol. Të shikojmë ndeshjen tjetër dhe shpresoj të kualifikohemi. Mendoj se do jetë pak më e vështirë. Ndoshta Laçi e ka në favorin e vetë që luan në fushën e vetë. Por ne e kemi treguar që jashtë kemi bërë shumë ndeshje të mira, kemi marrë shumë fitore.

Duke parë ekipin dhe duke parë mundësitë, mendoj që do të lu.ftojmë  në të dy frontet. Kemi shanse nëpërmjet Kupës, por edhe në kampionat do i shkojmë deri në fund dhe mendoj që do ia arrijmë qëllimit. E shoh këtë kampionat që deri në fund do të shkojë kështu. Nuk shoh vazhdimësi. Ekipi që do të ketë më shumë vazhdimësi do të jetë në top 3. Shpresoj të kemi vazhdimësinë.

Ritmi është pak më i lartë se në kampionatin maqedonas. Ndoshta kjo e bën kampionatin më interesant dhe më të vështirë. Luka Modriç ka qenë inspirimi im. E kam ndjekur që fëmijë dhe vazhdoj ta ndjek.”, ka thënë Arbin Zejnullai./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online