Apolonia po kërkon që të arrijë në Play Off në Kategorinë e Parë. Për të shkuar deri në këtë pikë, kjo skuadër duhet të fitojë ndeshjet e radhës dhe këtë javë do të përballet kundër Tomorit. I ftuar në “Sport Magazine” që transmetohet në “Ora Neës” dhe moderohet nga Drilon Xhepollari, ishte sulmuesi i Apolonisë, Mario Gjata. Ai tregoi se inspirohet nga Zlatan Ibrahimovic dhe Bekim Balaj.
“Do të futemi për ta fituar ndeshjen me Tomorin dhe të arrijmë në Play Off. Ne kemi harmoni në ekip, jemi të gjithë si një grup i vetëm. Në pesë vitet e fundit, kjo ka qenë gara më e fortë në Kategorinë e Parë. Do të jetë shumë garë e fortë deri në fund dhe askush nuk do ta ketë të sigurt objektivin e tij, shpresoj që Apolonia të kalojë në Play Off. Skënderbeu është ekipi më i fortë këtu, kemi luajtur kundër tyre, mes Dinamos dhe Flamurtarit do të diskutohet për biletën tjetër. Kam pasur disa bisedime me disa ekipe të Superiores, por ende asgjë konkrete. Idhujt e mi? I huaj është Zlatan Ibrahimovic, nga sulmuesit shqiptar është Bekim Balaj, më inspiron, kemi të njëjtin stil loje”, tha Gjata. /Sport Ekspres/