Më i miri në Serinë A, Strakosha përballë provës “Baloteli”!

 

Paraqitje gjithmonë e më shumë të rëndësishme, deri sa ka mbërritur penalltia e neutralizuar përballë Dibalës (e bëri edhe Berisha vetëm një javë më parë se sa gardiani tjetër kuqezi). Thomas Strakosha priti penalltinë e parë në Serinë A, duke i dhënë Lacios një sukses të rëndësishëm në Torino ndaj Juventusit. “Më ndihmuan këshillat e tim eti”, tregoi ai, teksa më pas i mbylli dyert interesimeve të tjera: “Dua të qëndroj te Lacio për shumë kohë”.

E ndërsa lumturia e tij është në Formelo, statistikat buzëqeshin. Sonte, përballë Nicës dhe provës së radhës, të quajtur Baloteli (sigurisht, këtë herë duke mos pësuar penallti kundër, pasi SuperMario është specialist), në Europa League e pret një tjetër provë e vështirë. Ndërkohë, Strakosha është portieri që pret më shumë në Serinë A, pas 8 javësh kampionat. Sipas të dhënave, çdo 3,1 goditje në portën e Lacios, ka një pritje të Strakoshës. Askush më mirë se shqiptari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *