Më i miri i përrallës së bukur! E çfarë vlerësimi për Berat Gjimshitin, e veçojnë nga e gjithë Atalanta

Berat Gjimshiti është personazhi kryesor i një përralle të bukur që quhet Atalanta. Kjo skuadër do të linte jashtë Milanin e Gatuzos, që po afrohej më shumë se kurrë me “Champions League”, për t’u futur vetë për herë të parë.

Menjëherë do të niste me humbje në tre ndeshjet e para dhe të gjithë menduan se vendi i tretë në grupe, që të dërgonte në “Europa League”, do të ishte një arritje për ekipin italian. Por jo vetëm që do të kualifikohej nga grupet e “Champions”, por do të kalonte edhe turin tjetër, Valencian.

Pandemia e Koronavirusit do t’i ngrinte gjithë këtë buzëqeshje, pasi zona e tyre e Bergamos është më e prekura. Ndërkohë “L”Eco di Bergamo” ka bërë një pasqyrim dhe analiza të grafikëve dhe formacioneve të përdorura nga Gasperini deri tani, duke e veçuar Gjimshitin si mbrojtësin më të mirë të Atalantës dhe më deçizivin në ato përballjet që konsiderohen jetike. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online