Më i kërkuari i dekadës së fundit, Jemini e mbyll me gjykimin

Lorenc Jemini nuk do të arbitrojë më në futbollin shqiptar. Ajo që pak a shumë ishte kuptuar me kohë, tashmë është zyrtare. Arbitri i njohur nuk ka marrë pjesë fare në testimet e arbitrave në prag të sezonit të ri dhe nuk është më në planet e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Jemini ka drejtuar shpesh në ndeshjet më të rëndësishme të Superiores në dekadën e fundit dhe ishte gjyqtar i FIFA-s prej vitit 2011, duke arbitruar 16 ndeshje ndërkombëtare, por sezonin e fundit u ndëshkua nga Federata për gabime në gjykim dhe u “spastrua”, duke iu hequr edhe stema ndërkombëtare, gjë që ka ndodhur edhe me arbitrat e tjerë, por jo me Enea Jorgjin, arbitri i ndeshjes së polemikave Kukësi-Skënderbeu në fund të sezonit të shkuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *