“Më hiqni se nuk ndihet puna”, Safet Gjici flet për Gegën dhe tregon zgjidhjen me trajnerin “e ri”

Kukësi e ka zgjedhur trajnerin e ri duke parë brenda shtëpisë. Te verilindorët kanë tentuar të njëjtën formulë suksesi ashtu siç bëri edhe Tirana në sezonin e shkuar. Pas humbjes në shifrat 4-1 ndaj Partizanit, Skënder Gega do të jepte dorëheqjen. I ftuar në emisionin “SportNewsPlus” që transmetohet në “News24” ishte Safet Gjici. Ky i fundit ka vlerësuar së tepërmi gjestin e Gegës për ndjenjën e përgjegjësisë që ka pasur duke zgjedhur që të largohet për shkakun e dështimit në marrjen e rezultateve pozitive.

Një vendim që edhe vetë Gjici e quan të nxituar pasi Kukësi është ende në garën e titullit kampion. Ndërkohë një paralelizëm mund të bëhet me Tiranën tek zgjedhja e trajnerit pasi do të provohet Hallaçi si tekniku i përkohshëm dhe gjithçka do të varet nga rezultatet. Nëse te verilindorët do të ketë shumë suksese dhe fitore me të në krye, atëherë nuk do të kërkohet për një tjetër teknik.

“Gega ka qenë një nga trajnerët më të mirë që kam pasur, edhe pse ishte me COVID ka kërkuar disa herë dorëheqjen. Kukësi s’e ka pranuar dorëheqjen kur ishte me COVID. Mendoj se ishte e nxituar pak. Ne nuk jemi as në mes as në fund të renditjes. Nuk është vetëm faji i tij, por i lojtarëve.

Lojtarët nuk mbrohen vetë. Trajnerët e marrin përgjegjësitë. Më ka ardhur keq, deri më sot kemi pasur marrëdhënie të shkëlqyer. Ndonjëherë në futboll nuk ecën. Kërkoi dorëheqje me përgjegjësi. Më hiqni se nuk dihet puna ime dhe e ekipit që më ka prekur virusi. Më vjen keq që gjërat nuk shkuan mirë. I uroj suksese.

Një trajner si Gega Kukësi mund ta shikojë në të ardhmen, sepse ne kemi rikthyer disa trajnerë. I kishte thënë më para drejtorit dhe lojtarëve para se të më thoshte mua sepse nuk kam ato rezultate që duhen. E vlerësoj dorëheqjen.

Trajneri i ri? Hallaçi do të vazhdojë, por do ta shohim gjatë rrugës. Është e vështirë të gjesh trajnerë si duhet. Hallaçit i eci mirë kur s’ishte Gega. Nëse do ketë rezultate, nuk do bëjmë shumë ndryshime. Është e vështirë të gjesh trajnerë në këto kohë”, u shpreh Gjici. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online