“Me hamburger në dorë dhe duke parë lojtarët e Chelsea”, Armando Broja tregon si i filloi dashuria për londinezët: E gjitha erdhi nga…xhaxhai im

Armando Broja është pjesë e Chelsea dhe sigurisht shpresa më e madhe e shqiptarëve te Kombëtarja. Në një rrëfim të fundit për faqen zyrtare të klubit, Broja ka treguar sesi i filloi dashuria e madhe për Chelsea. Gjithçka erdhi nga xhaxhai i tij, që i injektoi dashurinë për londinezët në një moshë fare të vogël.

“Nuk e mbaj mend saktësisht se çfarë ndeshje ishte, por ishte një ndeshje e Chelseat në Stamford Bridge. Isha rreth pesë ose gjashtë vjeç dhe mbaj mend që xhaxhai im më çoi në një ndeshje, ishte ai që më bëri të isha tifoz i Chelseat sepse ishte tifozi më i madh i Chelseat në botë. Unë kisha një shall të Chelsea, një kapele të Chelsea. E harrova se me kë po luanim sepse isha shumë i vogël, por është një nga përvojat më të mira të jetës sime, kur isha në atë moshë. Ishte vërtet argëtuese, një ditë e bukur.

Kur shkoja në të gjitha ndeshjet e Stamford Bridge, isha me të, sepse xhaxhi im ishte i vetmi tifoz i Chelseat që kisha. Kur vajta në stadium, shoh rreth 5-6 mijë njerëz që ecnin në rrugë dhe humba, nuk i shihja dot të tjerët se isha i vogël. Mbaj mend gjithmonë që shkonim direkt për të marrë ushqim, doja një hamburger menjëherë. Më pas lojtarët dilnin në fushë, ishte shumë emocionuese. Në atë kohë mendoja: “Wow, dua të luaj në këtë fushë një ditë”. Aty filloj realisht dëshira për të qenë pjesë e kësaj skuadre”, tha Broja. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *