Milot Rashica do të jetë mungesa e madhe e Kosovës në dy takimet që dardanët do të luajnë ndaj Çekisë dhe Anglisë. Pas dëmtimit të pësuar së fundmi në “Bundesligë”, ylli i Kosovës e ka thurrur planin për t’i ndihmuar përfaqësueses.
Këtë e ka treguar portieri i Çekisë, Pavlenka, që luan në të njëjtën skuadër me Rashicën, te Werder Bremeni. “Më ka ftuar në shtëpi për një festë të madhe. Kështu unë do të humbisja energji dhe nuk do ta isha në formë me Kosovën”, u shpreh duke qeshur Pavlenka.
Çekia është kundërshtari direkt për Kosovën sa i përket vendin të dytë, të paktën momentalisht, duke parë renditjen në këtë grup të kualifikueseve të Europianit. /Sport Ekspres/