“Me Flamurtarin ishte një derbi”, Gvozdeniviç flet pas barazimit: Tani kemi edhe katër finale për të luajtur

Ditën e sotme është luajtur ndeshja më e rëndësishme e Kategorisë së Parë. Dy klube me emër të futbollit shqiptar u përballën me njëri-tjetrin në në ndeshje me aromë Superioreje. Flamurtari dhe Skënderbeu matën forcat në Vlorë, ku u ndanë me një barazim 0-0. Pas përfundimit të takimit, protagonistët kanë dhënë intervistat e tyre për “Oversport”-in.

Gvozdenoviç (Skënderbeu): “E dija që do të ishte një ndeshje e vështirë. Është një derbi dhe në derbi ka ndeshje të forta pa shumë gola. Ne provuam të bënim një gol, provuam të bënim lojën tonë, por nuk ia dolëm. Megjithatë, jam i kënaqur me barazimin. Erdhëm këtu për të fituar. Patëm një shans shumë të mirë në pjesën e parë dhe dy akoma më të mirë në pjesën e dytë. Por duhej të bënim kujdes edhe prapa, pasi ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për të dy ekipet. Kemi edhe katër finale”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online