“Me fat që kam Lilajn”, Hyka me batuta për mesfushorin: Ka mësuar nga unë, është përmirësuar

Jahmir Hyka ishte një emër i përfolur në merkaton e dimrit, ku ndërroi edhe ekip, po jo kampionat. Mesfushori kuqezi kaloi në radhët e Sektizia Nes Tziona, ku gjeti edhe lojtarin tjetër shqiptar Sabien Lilajn. Të dy kërkojnë të bëjnë detyrën e tyre për ta mbajtur skuadrën në elitë, ndërsa vetë Hyka tregon se ishin duke kaluar një moment të mirë në këtë aspekt përpara ndërprejes së kampionatit.

Në një intervistë për “Fan Zone“, futbollisti shqiptar shprejet se për fatin e tij të mirë është në të njëjtën skuadër me Sabien Lilajn, pasi në këto momente të vështira izolimi është mirë të kesh dikë afër. Madje nuk kursen as batutat duke thënë se e ka përmirësuar shumë shokun e ekipit, por në “play-station“ e jo në fushën e lojës.

“U bënë gati rreth 2 javë që është ndalur kampionati e stërvitja, gjithçka. Po kalonim një moment të mirë në luftën për mbijetesë. Kjo është jeta, ka gjëra më të rëndësishme në jetë se futbolli. Izraeli mbahet për sigurinë, kam fatin që jam në një ekip me Lilajn dhe e kalojmë kohën bashkë. Në momente karantine është mirë të jetë kështu, të kesh dikë afër. Luajmë “play-station” të dy, Lilaj është përmirësuar goxha, ka mësuar nga unë.

Akoma nuk dihet se kur mund të rifillojmë, na kanë dhënë program të stërvitemi në mënyrë individuale. Do na lajmërojnë në një kohë të dytë, megjithatë ne duhet të jemi gati për të rifilluar”, është shprehur Jahmir Hyka./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online