“Me egoizëm nuk do të doja ta humbja“, trajneri sqaron situatën e Berishës: Ka shumë dëshirë për të luajtur

Ivan Juriç ka folur për situatën e Etrit Berishës në konferencën për shtyp përpara ndeshjes me Torinon. Portieri shqiptar ka paraqitur kërkesën për t’u larguar këtë merkato, duke qenë se ka humbur vendin e titullarit te Torino. Juriç vlerëson aftësitë e Berishës dhe e bën të qartë se nuk dëshiron ta humbë në këtë merkato, por nga ana tjetër e mirëkupton dëshirën e kapitenit të Shqipërisë për të ndërruar ambient në mënyrë që të fitojë minuta në fushë.

“Berisha ka bërë mirë  kur ka luajtur. Kemi vënë bast për Vanjën, sepse mendojmë se ka një potencial të rëndësishëm, që po e tregon. Berisha ka shumë dëshirë për të luajtur. Do të vlerësojmë situatat. Me egoizëm nuk do të doja ta humbja. I ka dëshmuar vlerat e tij dhe do të më pëlqente që të qendronte i gatshëm. Por për një portier nuk është e thjeshtë”, ka deklaruar Ivan Juriç./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Juriç ka folur për situatën e Etrit Berishës në konferencën për shtyp përpara ndeshjes me Torinon. Portieri shqiptar ka paraqitur kërkesën për t’u larguar këtë merkato, duke qenë se ka humbur vendin e titullarit te Torino. Juriç vlerëson aftësitë e Berishës dhe e bën të qartë se nuk dëshiron ta humbë në këtë merkato, por nga ana tjetër e mirëkupton dëshirën e kapitenit të Shqipërisë për të ndërruar ambient në mënyrë që të fitojë minuta në fushë.

“Berisha ka bërë mirë  kur ka luajtur. Kemi vënë bast për Vanjën, sepse mendojmë se ka një potencial të rëndësishëm, që po e tregon. Berisha ka shumë dëshirë për të luajtur. Do të vlerësojmë situatat. Me egoizëm nuk do të doja ta humbja. I ka dëshmuar vlerat e tij dhe do të më pëlqente që të qendronte i gatshëm. Por për një portier nuk është e thjeshtë”, ka deklaruar Ivan Juriç./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *