Chelsea e ka zhvilluar një takim miqësor kundër Udinezes në mbrmëjen e sotme. Londinezët arritën që të fitonin me shifrat 3-1 falë golave të Mount, Sterling dhe Kante. Por në ditën e nesërme, do të ketë sërish një përsëritje të kësaj përballje.
Këtë herë do të luhet me dyer të mbyllura, teksa Udineze dhe Chelsea do të testojnë lojtarët që ishin pjesën e stolit dhe nuk kanë pasur shumë minuta në këmbë. Kështu pritet që të shihet edhe nga Armando Broja nga minuta e parë, me takimin që nis në orën 11:00. /Sport Ekspres/