“Më duket si një Caicedo i bardhë”, në Itali sulmojnë Taren: Përse e bleu Vedat Muriqin? Sinqerisht nuk e kuptoj…

Nga Klaudio Ndreca

Vedat Muriqi ishte një prej zgjedhjeve të Igli Tares me këmbënguljen e madhe për ta transferuar te Lacio. Shumë ekipe dëshironin që të merrnin sulmuesin shqiptar në organikën e tyre, por kryeqytetasit në Seria A kishin një kartë më shumë për ta fituar garën, pasi drejtori sportiv e dinte gjuhën e Muriqit.

Ende mbetemi në pritje për të parë golin e parë në Seria A të këtij lojtari, që në fillim u përballë edhe me infektimin nga pandemia, së bashku me një lëndim fizik. Por në Itali nuk mund të presin gjatë dhe sulmin për këtë zgjedhje e ka nisur gazetari i “Rai”, Stefano Mattei. “Champions League i heq më shumë energji ekipit në aspektin fizik, por edhe në atë psikologjik. Duhet të kuptohet se përse Lacio ka kaq shumë dëmtime që e vështirojnë më tepër situatën. Blerjet e reja? Po Fares nuk është i jashtëzakonshëm, vrapon shumë në krahë, por nuk duket si lojtar me kualitet nga pasimi i fundit.

Escalanta më duket një lojtar i mirë, ashtu si edhe Akpa. Sinqerisht nuk e kuptoj se përse kanë blerë Muriqin, për më tepër që kushtoi edhe 20 milionë euro. Më duket si një “Caicedo ibardhë”. Kam dyshime të mëdha se ka aftësinë për të ndryshuar fytyrën e skuadrës. Në vend të Muriqit unë do të kisha shpenzuar para për një mbrojtës, në sulm le të vinte një transferim falas ose që të kushtonte pak”, ka thënë Stefano Mattei. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *