“Më dhemb të ndahem në këtë mënyrë”, Abramovich zyrtarizon shitjen e Chelsea-t: Të ardhurat shkojnë për vik.timat në Ukrainë

Roman Abramovich ka vendosur zyrtarisht për të shitur aksionet e Chelsea-t. Manjati rus u shpall i padëshiruar në Britani të Madhe pas sulmit të Ukrainës, prandaj është detyruar të heqë dorë nga blutë e Londrës pas shumë viteve në krye të saj. Përmes një deklarate në faqen zyrtare të Chelsea-t, Abramovich tregon se një ndarje e tillë i dhemb së tepërmi, por ishte në interesin më të mirë të të gjitha palëve. Gjithashtu manjati rus zbulon se të gjitha paratë e shitjes së klubit do të dhurohen për vik.timat e lu.ftës në Ukrainë.

“Do të doja të adresoja spekullimet e fundit në media në lidhje me pronësinë time te Chelsea. Siç e kam deklaruar më parë, gjithmonë kam marrë vendime me interesin më të mirë të klubit në zemër. Në situatën e tanishme, kam marrë vendimin për të shitur klubin, pasi besoj se është në interesin më të mirë të klubit, tifozëve, punonjësve, si dhe të sponsorve dhe partnerëve të klubit.

Shitja e klubit nuk do të jetë e shpejtë, por do të ndjekë një proces të rregullt. Unë nuk do të kërkoj të shlyhet asnjë kredi. Kjo nuk ka qenë kurrë për biznesin dhe as paratë për mua, por për pasionin e pastër për lojën dhe klubin. Për më tepër, kam udhëzuar ekipin tim të krijojë një fondacion bamirësie ku të gjitha të ardhurat neto nga shitja do të dhurohen. Fondacioni do të jetë për të mirën e të gjitha vik.timave të lu.ftës në Ukrainë. Kjo përfshin sigurimin e fondeve kritike për nevojat urgjente dhe të menjëhershme të vik.timave, si dhe mbështetjen e punës afatgjatë të rimëkëmbjes.

Ju lutem ta dini se ky ka qenë një vendim tepër i vështirë për t’u marrë dhe më dhemb që të ndahem me klubin në këtë mënyrë. Megjithatë, besoj se kjo është në interesin më të mirë të klubit. Shpresoj se do të jem në gjendje të vizitoj “Stamford Bridge”-n për herë të fundit për t’ju thënë lamtumirë të gjithëve personalisht. Ka qenë një privilegj i jetës të jem pjesë e Chelsea FC dhe jam krenar për të gjitha arritjet tona të përbashkëta. Klubi i futbollit Chelsea dhe mbështetësit e tij do të jenë gjithmonë në zemrën time”, shkruhet në deklaratën e Roman Abramovich./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *