“Më çmend, vetëm ky sport nuk do talent”! Presidenti i UFC hap polemika dhe është kundër futboll: Ka një arsye që edhe një fëmijë 3 vjeç i bie topit?

Teksa jemi në Botërorin e Katarit dhe gjithëkush flet vetëm për futbollin dhe Kombëtaren, xhelozia e Dana White është e madhe. Presidenti i UFC është shprehur se futbolli nuk e meriton këtë jehonë pasi të jesh pjesë e tij, nuk kërkon ndonjë talent të madh.

“Më çmend, unë mendoj se futbolli është sporti i vetëm që nuk kërkon fare talent. Ka një arsye që edhe një fëmijë 3 vjeç i bie topit apo jo? Ti vrapon gjithë fushën dhe vetëm i bie topit. Duhet ta dini sesa pa talent duhet të jesh për të marrë ato tre pikë”, tha Dana White që ka marrë reagime të shumta, ku tifozë të ndryshëm i kujtojnë se megjithëse topit i bie edhe një 3-vjeçar, USA nuk po bëhet dot kampion bote. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online